Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Capital T merr të gjithë vëmendjen e rrjetit, poston video duke shëtitur një tigër!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Prej disa ditësh Kapo po shijon pushimet në Dubai dhe këtë na e ka treguar vetë artisti përmes fotove dhe videove në rrjete sociale. Këto postime sidomos fotoja e tij i veshur si sheik ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve. E duket se përsëri Capital ka arritur ta kthej vëmendjen drejt tij, pasi vetëm pak më parë ka postuar një video teksa shëtit një tigër të bardhë. Diçka që askush prej reperave nuk e ka bërë më parë.

E duket se përpos koncerteve të vazhdueshme për ndjekësit e tij, artisti ka vendosur t’i surprizojë të gjithë ‘të çmendurit’ pas muzikës së tij me një koncert gjigant. Kjo nuk është hera e parë që reperi organizon një koncert të tillë masiv pasi në vitin 2019, Kapo ‘dogji’ sheshin ‘Nënë Tereza’ me performancat e hiteve të tij ndër vit. Me anë të një postimi të bërë pak më parë në llogarinë e tij në Instagram, Capital T na zbuloi se do ta organizojë sërish ‘Time Capsule’ verën e vitit të ardhshëm por këtë herë jo në Tiranë, por në Prishtinë.