Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e lidh Samantën me Kanye West?

Samanta Karavella na ka surprizuar ditën e djeshme duke sjellë një këngë të re me titull “Mala X Cha Cha Cha”, që në fakt kishte dy projekte muzikore në të.

Këngëtarja bukuroshe ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim është shfaqur tepër provokuese në këtë videoklip. Samanta shfaqet duke kërcyer në mënyrë shumë sensuale me një veshje që nxjerr në pah trupin e saj elegant.

Megjithatë, komentet në YouTube të këngës tregojnë se ndjekësit kanë vënë re diçka. Videoklipi i Samantës duket të ngjashmëri me atë të reperit Kanye West në këngën ‘Fade’, të publikuar në 2016-ën.

Lëvizjet sensuale të kërcimit, veshja e këngëtares dhe flokët e lagura me modelen në klipin e reperit janë detajet e njëjta që kanë bërë ndjekësit të mendojnë kështu.

Kopje e klipit të Kanye West – Fade

Këto kohë edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u ‘akuzua’ për ngjashmërinë mes klipit të saj dhe të Rihanna-s. Duket se këngëtarët frymëzohen shumë nga njëri-tjetri për projektet e tyre. Jua lëmë ju të vendosni nëse mendoni se Samanta është frymëzuar apo jo nga Kanye West për klipin e saj.

Teksa kujtojmë se Samanta lançoi para një muaji këngën “Emnin Tem”, e cila aktualisht numëron 1.4 milion klikime.