Celebrities Gossip Showbiz

E dalluat dhe ju ngjashmërinë e madhe mes klipit të Xhensilës dhe Rihanna-s?

Xhensila Myrtezaj ka publikuar së fundmi këngën më të fundit në bashkëpunim me Lumi B. Këngëtarja nuk kishte publikuar asnjë këngë të re prej kohësh dhe “Prit Pak” ishte rikthimi i saj në treg pas një pauze. Përveç këngës ritmike dhe klipi ishte tepër veror.

Megjithatë, diçka na ka rënë në sy në klipin e ri të Xhensilës dhe reperit.

Një ngjashmëri shumë e madhe në detajet e klipit të “Prit pak” me “Wild thoughts” nga Xhensila Myrtezaj. Ndjekësit e kanë komentuar shumë këtë ngjashmëri duke ironizuar këngëtaren për kopjim.

Teksa, kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Xhensila ishte “Panorama” në bashkëpunim me Ardian Bujupin, ndërkohë që po spekulohet se ajo do të vijë në bashkëpunim me dyshen e reperëve Ghetto Geasy dhe një duet me Klajdi Harunin. Mesa duket, Xhensila do të ketë një verë plot bashkëpunime.