Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Beyonce ka dëshmuar edhe një herë se sili i saj është i pakrahasueshëm. Fituesja e Grammy-t nisi turneun e saj të shumëpritur Botëror të  Renaissance në Stokholm, Suedi, e veshur me një sërë pamjesh të shndritshme që ndriçuan skenën. Ndalesa e parë e turneut prej 57 shfaqjesh shfaqi këngëtaren duke performuar në një sërë krijimesh marramendëse të modës gati për në club.

2. Sia tha: “Pranoj!” Superylli australian i popit u martua me Dan Bernard në një ceremoni intime në Villa Olivetta, shtëpia e stilistëve Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino, Itali, të hënën. Fotot e siguruara nga Page Six tregojnë nusen e veshur me një fustan rozë të lehtë, të qëndisur me dantella, i cili kishte një dekolte të mbuluar dhe mëngë të gjata. Flokët e saj ishin stiluar në një model të ndërlikuar dhe ishin të lidhur me një vello të shkurtër, me një zbukurim rozë dantelle.

3. Së fundmi ylli i muzikës pop Rita Ora ka folur për marrëdhënien e veçantë që ka me dy vajzat e burrit të saj Taika Waititi. Këngëtarja prej disa muajsh është martuar me regjisorin e njohur. Taika ka dy vajza të moshës 11 dhe 7-vjeçe nga marrëdhenia e tij e kaluar me Chelsea Winstanley. Rita donte me patjetër që dy vajzat e regjisorit të ishin të pranishme në ceremoninë e dasmës së saj duke shprehur per revistën Glamour se:

Fëmijët e tij ishin aty dhe unë me të vërtetë doja që ato të ishin pjesë e saj. Ishte ose atëherë ose duhej të prisnim me vite të tëra. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e tij atje. Kështu, thjesht e kuptuam, e mbaruam dhe e bëmë dhe ishte perfekte. Motra ime ishte atje, gjë që ishte e mahnitshme për mua. Dhe ai kishte vajzat e tij atje, gjë që ishte e mahnitshme për të. Ishte një ëndërr. Prindërit e mi ishin përmes Zoom.

4. Aktori i njohur i Hollywood-it, Robert De Niro, u bë së fundmi baba për herë të shtatë. Lajmin e konfirmoi përfaqësuesi i 79-vjeçarit në një prononcim për mediat e huaja, por nuk e tregoi emrin e as gjininë e të porsalindurit. Ndërkaq, së fundmi ylli i Hollywood-it ka vendosur t’ia prezantojë të gjithë botës vogëlushen e tij. Emri i vajzës është Gia Virginia Chen De Niro, një fryt dashurie me të dashurën Tiffany Chen.

5. Këngëtari i njohur kanadez Abel Makkonen Tesfaye ka performuar me emrin skenik The Weeknd që nga viti 2009, ka fituar katër çmime Grammy dhe ka shitur mbi 75 milionë albume muzikore. Në një intervistë të re me ‘W Magazine’, ylli i muzikës pop zbuloi planet e tij për t’u tërhequr nga emri i tij aristik.