Lifestyle Love & Sex

Çfarë mendojnë meshkujt për të brendshmet e grave?! Ja çfarë na tregon sondazhi i fundit!

Kur vjen puna te të brendshmet, gratë kanë parapëlqimet e tyre dhe mesa duket edhe meshkujt, por ndërsa të brendshmet e tyre janë bazike, gratë kanë një pafundësi zgjedhjesh. Sigurisht, çdo gjë që veshim, nga të brendshmet deri te palltoja, bëjmë mirë ta veshim për veten tonë, por është interesante të dimë edhe çfarë mendojnë ata.

‘Huffington Post’ bashkë me ‘AskMen.com’ kanë organizuar një sondazh dhe kanë pyetur rreth 2,700 burra për preferencat e tyre për të brendshmet e vajzave. Më poshtë janë rezultatet brenda një infografiku të përgatitur nga Jessica Kane. Pyetja e parë: Modeli i preferuar i mbathjeve. E dyta: Modeli i preferuar i reçipetave. Poshtë çdo modeli është një numër që tregon përqindjen e burrave që i preferojnë më shumë.

Pyetjes si ndihen para reçipetave push-up, 49% i janë përgjigjur që i pëlqejnë edhe pse janë false, 31% thonë që nuk kanë ndonjë ndjesi, 12% i quajnë reklamë false dhe 8% nuk kanë dashur të përgjigjen. Kur janë vendosur para fotos së një palë reçipetash për të gjetur sa kushtojnë, vetëm 6% kanë gjetur çmimin e saktë prej 250 dollarësh.

Shumica e burrave i preferojnë gratë me reçipeta push up dhe tanga. E para është me të vërtetë surprizë, sepse deri tani flitej për një mashtrim që ata nuk e duronin dot dhe i zhgënjente keq. Gjithashtu, del që burrat nuk e kanë idenë sa mund të kushtojnë një palë reçipeta, por ka edhe përgjigje që të surprizojnë për mirë. Pyetjes “Nëse të brendshmet e një gruaje nuk do ju pëlqenin, a mund të bëhej ky një faktor nxitës për t’u larguar gjatë një nate me të?”, 92% u përgjigj me ‘jo’.

Një tjetër u kërkoi djemve të thoshin pse ata mund të blinin të brendshme për partneren dhe 68% u përgjigjën “për ta bërë të ndihet sexy”. Dhe një i anketuar u përgjigj madje me këto fjalë:

Unë jam i lumtur kur ajo është e lumtur. Gratë janë krijesa të mrekullueshme. Duhet vetëm që ajo ta ndieje që është e adhuruar.