Health & Beauty Lifestyle

Çfarë mund të ndodhë nëse nuk i lani reçipetat pas çdo veshjeje…

Pavarësisht nëse duam ta pranojmë apo jo, reçipetat nuk marrin aq shumë kohë larjeje sa të brendshmet. Rezulton se femrat mund të mos i pastrojnë reçipetat aq sa duhet dhe kjo mund të shkaktojë probleme. “Bright Side” ju sugjeron se pse duhet t’i trajtojmë më mirë reçiptetat tona.

1.Moslarja e reçipetave mjaftueshëm mund të shkaktojë situata të pakëndshme.

E vërteta është se bakteret i duan vendet me lagështi, si zona nën gjoksin tuaj. Kombinimi i djersës dhe vajit nga lëkura gjithashtu kontribuon në rritjen e këtyre mikrobeve, të cilat përfundimisht grumbullohen brenda fibrave të reçipetave.

2.Akumulimi i baktereve mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Aknet nuk janë ekskluzive për fytyrën dhe një reçipetë e palarë gjithashtu mund të shkaktojë puçrra rreth zonës së gjoksit, veçanërisht për ato që kanë lëkurë të ndjeshme. Një ekspert shpjegoi se rreziqet e marrjes së një infeksioni serioz nga një reçipetë e palarë janë të ulëta nëse lani rregullisht lëkurën tuaj dhe respektoni higjienën e duhur.

3.Era e keqe nga reçipetat e pista mund të depërtojë nëpër rrobat tuaja.

Era e keqe e reçipetave mund të depërtojë lehtësisht në veshjet tuaja. Për aromat ‘kokëfortë’ që nuk largohen me larje, disa ekspertë sugjerojnë përdorimin e uthullës për të neutralizuar erën. Temperatura e larjes është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Reçiptat prej pambuku dhe ato sintetike mund të lahen me ujë të ngrohtë, ndërsa ato të mëndafshta duhet të pastrohen në një temperaturë më të ftohtë.

4.Njollat e djersës dhe deodorantit mund të shkatërrojnë pëlhurën e reçipetave tuaja.

Nëse vëreni vija të verdha përgjatë anëve të reçipetave tuaja, kjo ka shumë të ngjarë të jetë rezultat i djersës së përzier me vajra, papastërti dhe locione. Ka disa mënyra për të hequr këto shenja, si pastrimin e tyre me një furçë dhëmbësh. Sutjenat me ngjyrë të errët gjithashtu mund të fillojnë të zhvillojnë linja të bardha, e cila është një kripë minerale që vjen nga djersa jonë. Nëse shihni këto njolla të lehta, është e qartë se është koha për të larë reçipetat tuaja.

5.Si rregull i përgjithshëm, gratë duhet të lajnë reçipetat e tyre pas 2-3 veshjeve.

Sipas një dermatologu, disa orë me djersitje minimale mund të mos llogariten si një konsum i plotë, por disa orë me djersitje të rëndë mund të jenë lehtësisht 2 deri në 3 konsumime. Një tjetër ekspert vëren se sa e yndyrshme është lëkura juaj dhe sa shpesh djersitni janë faktorë të rëndësishëm për t’u marrë parasysh për të vendosur se sa shpesh duhet të lani reçipetat tuaja.

Çdo grua që ka provuar ndonjëherë të gjejë një palë reçipeta perfekte, me siguri e di se sa lloje dhe opsione ka në treg. Megjithëse, pavarësisht zgjedhjeve të shumta, shumë gra në mbarë botën veshin madhësinë e gabuar të reçipetave. Mbajtja e vazhdueshme e reçipetave të papërshtatshme mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj. “Bright Side” zbulon se si saktësisht një palë reçipeta ndikon në shëndetin e grave. Zbulojeni në këtë link.