Celebrities Film & Tv Showbiz

Çfarë të veçantash ka unaza e mrekullueshme e fejesës së Zawe Ashton me Tom Hiddleston!

Aktori i njohur Tom Hiddleston dhe partnerja e tij Zawe Ashton janë gati të hedhin hapin e madh në lidhjen e tyre. Aktori i njohur për rolin e tij si Loki, 41 vjeç dhe aktorja Velvet Buzzsaw, 37 vjeçe, janë fejuar së fundmi. Këtë e kanë konfirmuar burime të afërta pranë çiftit.

Çifti ndezi spekulime për fejesë gjatë fundjavës pasi Ashton u shfaq në ndarjen e çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit 2022 (BAFTA) me një unazë të mrekullueshme në dorën e majtë. Ashton ka mbajtur unazën mahnitëse, e cila përmban një gur të madh qendror oval të rrethuar nga një aureolë gurësh më të vegjël, që nga fundi i vitit të kaluar.

Ajo mban në gisht dizajnin me pamje vintage ndërsa ndoqi performancën e parë gala të “Cabaret At The Kit Kat Club” në Londër në dhjetor të vitit 2021, dhe gjithashtu në “British Fashion Awards” në nëntor. Në tapetin e kuq të çmimeve BAFTA, çifti u vesh për të bërë përshtypje me një smoking të zi me një xhaketë prej kadifeje në Hiddleston dhe një fustan të mrekullueshëm rozë Emilia Wickstead në Ashton.

Personazhi televiziv britanik AJ Odudu ndau një foto me çiftin në Instagram nga darka pas shfaqjes së BAFTA-s. Në selfie, unaza e mrekullueshme e Ashton shfaqet plotësisht. Hiddleston dhe Ashton bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si çift në shtator 2021, gjatë ndarjes së 74-të të çmimeve Tony. Aktori i Loki-t mori pjesë në ceremoninë e përvitshme me Ashton në krah, duke konfirmuar kështu edhe romancën.

Hiddleston është i njohur për interpretimin e anti-heroit Loki në Universin Kinematik Marvel dhe Ashton po i bashkohet botës së Avengers me një pjesë në vazhdimin e ardhshëm të “Captain Marvel” dhe “The Marvels”. Hiddleston, i cili më parë ishte në një lidhje me Taylor Swift, ka shpehur në një intervistë me “The Telegraph” për arsyen pse ai nuk diskuton lidhjet romantike:

Të gjithë kanë të drejtë për një jetë private. Unë e dua atë që bëj dhe i përkushtohem me përkushtim absolut për të bërë art të madh dhe argëtim të madh dhe në mendjen time nuk i kundërshtoj të dyja. Puna ime është në sferën publike dhe unë kam një jetë private. Dhe këto dy gjërat janë të ndara.