Health & Beauty Lifestyle

Çfarë tregon për ju rutina juaj e kujdesit për veten…

Rutina e kujdesit tuaj tregon më shumë sesa thjesht pamjen tuaj. Procesi është diçka që ndryshon nga personi në person. Ndoshta ju jeni lloji i njeriut që flini fshehurazi në një dhomë kriogjenike dhe konsumoni vetëm suplemente kolagjeni. Ndoshta keni menduar se retinoli është një qetësues kundër dhimbjeve dhe sapo keni kuptuar që zbutësi për buzët ekziston. Cilado qoftë bindja juaj kur bëhet fjalë për rutinën e kujdesit për veten, ne nuk do ju gjykojmë. Por hidhini një sy këtij artikulli dhe zbuloni se cili jeni ju.

1. Koleksionuesi i parfumeve

Koleksionuesi i parfumeve i gëzohet ndjesive të aromës. “Është sensi që është më efektiv në evokimin e kujtimeve dhe emocioneve,” është diçka që ai pëlqen të flasë në festa. Është krenaria dhe gëzimi i tij. Ai ndoshta mund t’ju tregojë shënimet bazë të pastruesit tuaj të tualetit, vetëm nëse do ta pyesnit. Të qëndrosh në hap me botën e aromave është një punë e shtrenjtë sidoqoftë dhe koleksionuesi shpenzon më shumë kohë për të nuhatur mirë.

2.Të fiksuarit pas produkteve anti-rrudhë

I vendosur në misionin e tij për të kthyer mbrapa orën, i fiksuari pas produkteve anti-rrudhë krenohet me rutinën e tij me 10 hapa. Ai mësoi koreanisht në mënyrë specifike që të mund të lexonte përbërësit në produktet e tij të preferuara K-beauty. Ai i ka provuar të gjitha, nga mucina e kërmillit te mikrogjilpërimi e deri te botoksi, e më pas kur zbuloi kremin e Augustinus Bader-it vitin e kaluar. Marrëdhënia e tij me këto produkte përfundoi pas një debati nëse kremi i syve aplikohet para ose pas serumit. Për të qenë i drejtë, ai nuk ka pasur një linjë të mirë prej vitesh.

3.Njeriu me pak shpenzime

Për të gjithë të tjerët, të cilët e vëzhgojnë atë me një lloj zilie të dhimbshme, ky person është i lumtur në ‘korsinë’ e tij, i kënaqur vetëm me ujë dhe sapun, si dhe me pak krem hidratues nëse ndihet i mrekullueshëm. Ai e lan fytyrën me të njëjtën sapun që përdor edhe për duart. Dermatologët e urrejnë këtë. Cili është sekreti i tij? Ai do t’ju thotë se ka pasur fat me gjenet e tij.

4.Superheroi i flokëve

Ai ka flokë të jashtëzakonshëm, deri në atë pikë sa e ka ndërtuar të gjithë personalitetin e tij rreth tyre. Flokët janë superfuqia e tij dhe berberi është miku i tij më i mirë. Ai nuk lejon asgjë përveç më të mirëve të prekin flokët e tij. Ai është i pajisur me të gjithë gamën e maskave dhe xhelave nga Sachajuan, Patricks dhe Christophe Robin dhe gjithashtu ai përdor një serum flokësh për të nxitur rritjen dhe shkëlqimin e tyre. Të mos përmendim pastaj koleksionin e tij të krehrave, furçave dhe tharëseve të flokëve.

5.I fiksuari pas teknologjisë

‘Pssshhtttt’. Ky është tingulli i të fiksuarit pas teknologjisë që del nga grupi i tij i krioterapisë, ku ai shpenzon një orë në javë për të “rritur antioksidantët e tij”, si një vampir me ankth shëndetësor. Ai përdor teknologjinë më të mirë të mirëqenies për t’u dukur dhe për t’u ndierë më së miri, duke kaluar disa minuta nën maskën e tij LED për të përsosur lëkurën e tij dhe së fundmi investoi në një veshje Apollo. Menaxhon stresin dhe përmirëson diçka që quhet ndryshueshmëri e rrahjeve të zemrës. Nga cili planet erdhi ky person? Askush nuk e di, por ai ka rutinën më gjithëpërfshirëse të vetë-kujdesit në galaktikë.