Celebrities Showbiz

Çiftit ‘Bennifer’ nuk i reziston dot as ylli i famshëm….

As Kim Kardashian nuk i reziston dot çiftit më të bukur të momentit. Pas debutimin e tyre të parë në publik si çift pas shumë kohësh në tapetin e kuq, Jennifer dhe Ben shkëlqyen dhe i lanë të gjithë pa fjalë. Që pas ribashkimit të tyre ata u shfaqën në premierën e “The Last Duel” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia të premten mbrëma. Fotot e tyre romantike nuk kanë munguar asnjëherë që pas bërjes publike të lidhjes së tyre pas ditëlindjes së bukuroshes 52-vjeçare që dyshja e festuan në praninë e njëri-tjetrit.

Të shumtë kanë qenë të famshmit që kanë shfaqur pëlqimin e tyre për çiftin, por këtë herë ka qenë Kim Kardashian, ajo që nuk u ka rezistuar dot. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ylli i “KUWTK” ka shkruar:

Jetë të gjatë Bennifer

Kjo është dalja e parë e çiftit që nga muaji shkurt i vitit 20003. Ata ishin të fejuar gjatë asaj kohe por që më pas në vitin 2004 u ndanë nga njëri-tjetri. Kim Kardashian shtoi edhe një zemër krahas fotos, e cila ishte shkrepur në premierën e “The Last Duel” në Venecia. 49-vjeçari Ben Affleck bashkë-shkroi filmin e drejtuar nga Ridley Scott dhe me mikun e tij të vjetër dhe bashkëpunëtorin Matt Damon, i cili është gjithashtu një tifoz shumë i zjarrtë i romancës së Affleck përsëri me Jennifer-in.

Tashmë të gjithë janë jashtëzakonisht shumë të vetëdijshëm për epokën e re që mban emrin ‘Bennifer’, e cila e pati fillesën e saj që në fillim të këtij viti kur çifti u pajtuan, pas ndarjes së Jennifer-it nga ish i fejuari i saj Alex Rodriguez. Dyshja gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes që pas bërjes publike dhe konfirmimit të lajmeve që ata janë së bashku. Kujtojmë se Ben dhe Jennifer mund të jenë gati që të jetojnë së bashku pasi ata janë parë teksa vizitonin një rezidencë në muajin korrik në ‘Holmby Hills’ në Los Angeles.