Celebrities Gossip Live From Tirana Music Showbiz

Cila është renditja e VIP-ave në “Social Top 5” për këtë javë?

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5.Në vend të pestë këtë javë ndodhet këngëtarja e njohur Rozana Radi me 100o ndjekës më shumë në rrjetin e saj social Instagram.

4.Në vendin e katërt ndodhet Anxhela Peristeri. Këngëtarja bukuroshe ka shtuar këtë javë rreth 2000 ndjekës në Instagram.

3. Moderatorja dhe njëkohësisht ish-banorja e “BBV” Einxhel Shkira këtë javë në rrjetin e saj social Instagram ka shtuar mbi 2000 ndjekës kjo ndoshta për shkak edhe lajmeve që kanë qarkulluar se ajo dhe Dj Dagz mund të jenë në pritje të një fëmije.

2. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është gjithashtu mjaft aktiv në rrjetin social Instagram. Ai ka shtuar rreth 5000 ndjekës të rinj, kjo për arsye edhe të super koncertit të zhvilluar ditën e djeshme në sheshin Skëndërbej me artistët më në zë të momentit.

1. Në vendin e parë këtë javë ndodhet reperi i njohur Noizy. Ai ka shtuar rreth 200,000 ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. Vlen të theksohet se me datë 14 gusht do të organizohet edhe “Alpha Show” koncert i ideuar nga vetë ai. 

Personazhet e huaj:

5. Në vendin e pestë për këtë javë ndodhet këngëtari latin Ricky Martin, i cili ka shtuar rreth 100 mijë ndjekës në Instagram.Kujtojmë gjithashtu se ai ka qenë titulli kryesor i lajmeve në rrjet pasi fitoi çështjen gjyqësore me nipin e tij që kishte ngritur akuza shumë të rënda drejt tij.

4. Ish-futbollisti i njohur italian Francesco Totti këtë javë ka qenë në qendër të vëmendjes nga ndarja e tij me Ilary Blasi pas 17 vitesh martesë. Ai ka shtuar në rrjetin e tij social Instagram rreth 100,000 ndjekës.

3. Në vendin e tretë ndodhet Britney Spears. Këngëtarja ka arritur që të shtojë rreth 200 mijë ndjekës këtë javë pas deklaratave të forta që bëri për mamanë e saj.

2. Në vendin e dytë ndodhet artisti i njohur Shawn Mendes, i cili ditën e djeshme bëri publik lajmin se do t’i duhej që për shkak të problemeve shëndetësore të anulonte koncertin. Ai ka shtuar rreth 200 mijë ndjekës këtë javë.

1. Ndërsa artistja e njohur latine Shakira ndodhet në vend të parë. Së fundmi ajo ka qenë shumë e komentuar në lidhje me situatën me ish-partnerin Pique dhe gjithashtu për çështjet gjyqësore. Shakira ka shtuar më shumë se 400 mijë ndjekës.