Celebrities Gossip Showbiz

Përshëndetuni me anëtarin më të ri të familjes së Einxhel dhe Dagz!

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Dyshja e dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.

Pak minuta më parë Einxhel ka postuar disa foto ku përveç se shihet në shoqërinë e të dashurit të saj të zemrës, tregon se familja e tyre e vogël është shtuar më një anëtar të ri. Ndërkaq, Shkira ka shkruar:

Delfi, anëtari i ri i familjes. Shpresoj Petter (arushi) mos bëhet xheloz.

Ndërkohë ndjekësit i urojnë që së shpejti ata të bëhen me një fëmijë, por për këtë nuk kemi një përgjigje nga Einxhel apo Dagz. Të dy madje e kanë mohuar në intervista që së shpejti do të bëhen prindër. Rikujtojmë se së fundmi Einxhel ka treguar mbështetjen e madhe që ka për Dagz teksa ka shpërndarë në Instagram projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me PM, Lumi B dhe Ermal Fejzullahun.