Celebrities Live From Tirana Magazine Showbiz

Cili është opinioni i Neda Ballukut për trekëndëshin e formuar nga thashethemet e publikut Keisi-Kristi-Lorenc?!

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte opinionistja e njohur Neda Balluku, gjithashtu edhe ish-banore e “Big Brother 4”. Edicioni i dytë i “BBVA” ka sjellë krijimin e një fenomeni kombëtar dhe kjo ka rezultuar në thyrje të rekordeve të shikueshmërisë. Ajo ka folur pikërisht për marrëdhëniet sentimentale që krijohen brenda shtëpisë dhe tërheqjen që publiku ka krijuar me këtë format. Përevç romancë së krijuar nga çifti më i përfolur për momentin, Kiara-Luiz, në shtëpinë e “BBV” janë krijuar edhe lidhje të tjera ose pëlqime midis çifteve. Këtu mund të përmendim Dea-Amos, Keisi-Kristi, ku këta të fundit sipas opinionit publik, janë shkëputur për shkak një trekëndëshi të krijuar, duke spekuluar se ka patur një lidhje në të shkuarën midis Keisit dhe Lorencit. Neda shprehet:

Për aq kohë sa është ish le të mbetet një ish. Nuk më pëlqen fare veprimi që ka bërë Lorenci, nëse është me të vërtetë ish i dashuri i Keisit, që është futur në shtëpi. Do të humbte të gjitha pikët. Keisi, nga ana tjetër, ka kohë që është mes zjarresh dhe i ka përballuar mjaft mirë presionet që i janë krijuar. Më vjen keq për Kristin që i është bërë gjyq publik. Nëse ajo i tha që nuk donte ta vazhdote më, ai nuk duhet të bënte asgjë më shumë. Nuk ka pse t’ia komplikojnë më shumë situatën. Nuk besoj se nëse do të ishin jashtë, do të bëheshin çift bashkë.

Duke u bazuar tek kjo fjali e fundit që ajo tha, pra për pjesën jashtë shtëpisë së “BBV”, Neda është pyetur nëse këto lidhje kanë potencial për tu zhvilluar jashtë. Ajo është shprehur:

Nuk ka asnjë shanc. Kur ti e ndjen, nuk e ndalon dot gjë aty brenda dhe jo më aty jashtë. Edhe jashtë është e njëjta gjë. Aty jo e jo nuk ka shanc. Është e pamundur. Kush thotë që do të marrë një pauzë, nuk e thotë dot që dua ta mbyll këtë lidhje publikisht. Edhe thotë këtë fjali për ta mbuluar.