Celebrities Gossip Showbiz

Çmimin si “Praktikuesja më seksi e Yoga-s” e fiton padyshim Nicole Scherzinger!

Këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger aktualisht është duke shijuar disa pushime në Hawaii me të dashurin e saj, Thom Evans. Vetëm Nicole di si ta shijojë jetën më së miri dhe në një mënyrë tepër të shëndetshme. Këtë në fakt e vërteton fiziku dhe pamja e saj e cila pavarësisht viteve mbi supe nuk e ka humbur asnjëherë freskinë dhe natyralitetin.

42-vjeçarja praktikon shpesh edhe yoga dhe këtë gjë nuk e ka lënë mangët as gjatë pushimeve të saj. Nëpërmjet një postimi në Instagram bukuroshja ka dhënë një mësim për të gjithë ata që ndoshta nuk e praktikojnë, që është momenti i duhur për ta bërë.

Rikujtojmë, se përfitimet që sjell yoga në nivel fizik janë padyshim të mëdha: përmirëson fleksibilitetin, forcon muskujt, zvogëlon dhimbjet e qafës dhe të shpinës, rrit funksionimin e mushkërive, kontrollon tensionin e gjakut dhe ul stresin. Praktika e vetëdijshme e yogës i përket trupit, mendjes dhe shpirtit.

Këto benefite Nicole i ka kuptuar më së miri dhe duket se kanë patur rezultat të shkëlqyeshëm te ajo.

Ylli i shumë hiteve muzikore shihej në foto e veshur me bikini fosforishente, e ulur këmbëkryq duke shijuar ndërkohë edhe rrezet e diellit. Nicole ka zbuluar sekretet për të patur një trup perfekt dhe nuk është aq e vështirë sa duket.

Rikujtojmë, se këngëtarja dhe i dashur Thom prej kohësh janë duke shikuar romancën e tyre. Thom është 34-vjeç, praktikisht 7 vjet më i ri se ylli i “Pussycat Dolls”. Madje, disa kohë më parë qarkulloi lajmi se Scherzinger dhe i dashuri i saj Evans kanë planifikuar ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

Ata shihen gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e njëri tjetrit më të lumtur se kurrë.