Showbiz

Nicole Scherzinger në formë perfekte, këngëtarja zbulon mënyrën sesi stërvitet

Në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail”, Nicole Scherzinger ka zbuluar sekretet për të patur një trup perfekt dhe nuk është aq e vështirë sa duket.

Ajo rrëfeu se tregon një kujdes të veçantë për mënyrën sesi ushqehet dhe nuk e lë asnjëherë mëngjesin pa kunsumuar. Së fundmi ajo ka zbuluar një metodë të re të stërvitjes që quhet F45.

F do të thotë funksionale ndërsa 45 ka të bëjë me kohëzgjatjen e kësaj stërvitjeje. Këngëtara 41-vjeçare theksoi se është shumë e rëndësishme që kjo metodë të shoqërohet me stretching ndërkohë që transformimi fizik do të vihet re pas 12 javësh.