Lifestyle Love & Sex

Diçka nuk shkon me ju dhe partnerin tuaj?! Epo ndoshta jeni duke bërë këto gabime para seksit!

Gabimet që bëni poshtë çarçafëve tregojnë se ka diçka që nuk shkon me ju dhe partnerin tuaj. Edhe pse mund të keni shumë vite bashkë dhe keni krijuar një lidhje të fortë ka disa gabime që po ndikojnë negativisht në marrëdhënien tuaj seksuale. Nëse ende nuk i dini mësoni se ku po gaboni:

1.Mos u depiloni

Keni një orë kohë para se partneri të kthehet në shtëpi dhe gjëja e parë që doni të bëni është depilimi? Bëni mirë ta harroni si ide dhe të mos e vini kurrë në praktikë pasi është vendimi më i keq që mund të merrni. Depilimi para seksit mund të bëhet shkak për shfaqjen e ndonjë infeksioni të lëkurës si Herpesi dhe HPV, si dhe do të ndjeni vazhdimisht irritim të lëkurës gjatë aktit.

2.Nuk duhet të hani ushqime pikante

Duhet të merrni përsipër rrezikun që ushqimet pikante ndryshojnë aromën karakteristike të vaginës suaj. Ato shkaktojnë gjithashtu fryrje të barkut dhe gazra, të cilat nuk janë aspak të këndshme gjatë aktit seksual.

3.Mos pini alkool

Një gotë verë mund ta bëjë mbrëmjen më interesante, por nuk është aspak ide e mirë sidomos për meshkujt dhe kjo sipas të dhënave. Përzierja e seksit dhe alkoolit mund të ndikojë negativisht në intimitet. Seksi në gjendje të dehur ka potencialin t’i largojë njerëzit më tej, në vend që t’i afrojë ata duke e ndryshuar negativisht komunikimin.

Aktiviteti seksual çliron një shpërthim të kimikateve për t’u ndjerë mirë si oksitocina dhe serotonina, midis kimikateve të tjera të lumtura që janë gjithashtu përfitime për sistemin tuaj imunitar dhe inkurajojnë lidhjen me partnerin tuaj. Një studim i ri ka treguar disa arsye pse njerëzit kanë më shumë dëshirë për intimitet gjatë periudhave kur ka festa.

Studiuesit në SHBA dhe Portugali zbuluan se interesi për raporte seksuale nuk ka të bëjë aq shumë me stinën, aq sa ka të bëjë me kulturën dhe disponimin. Në fakt, interesi për seksin u rrit në disa vende si Australia dhe Argjentina gjatë kohës së Krishtlindjes, edhe pse sezoni i tyre i pushimeve ndodh gjatë sezonit të ngrohtë të verës.

Ju ka ndodhur ndonjë herë që të ‘t’ju bie në kokë’ për dikë që punoni së bashku? Epo nëse po, na lejoni të themi se nuk jeni të vetmit dhe se është diçka shumë normale. Flirtimi mes dy punonjësve në një vend pune nuk është diçka e pazakontë. Por ka disa gjëra që duhet të dini nëse ndodheni në një situatë të tillë. Zbulojini në këtë link.