Celebrities Gossip Showbiz

Ditën e nesërme publikohet kënga e saj, Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim me një reper!

Prej muajsh tashmë është përfolur për shtatzëninë e Genta Ismajlit, madje dhe janë postuar foto duke dyshuar rreth një barku të rrumbullakosur por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja e konfirmoi shtatzëninë e saj me anë të një videoje ku shfaqej krah bashkëshortit dhe duhet ta pranojmë se dukej marramendëse.

E tanimë që gjithçka dihet dhe që Genta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, bukuroshja na surprizoi me një tjetër lajm. Ajo tregoi se ka patur gati një këngë që shumë më përpara dhe tani ka vendosur ta publikojë madje ka zbuluar dhe datën. Me anë të një Instastory para pak ditësh, Genta zbuloi datën e publikimit të projektit të saj më të ri në datën 20 janar.

E teksa jemi vetëm një ditë larg lançimit të këngës, këngëtarja na ka zbuluar se në fakt ky projekt do të jetë një bashkëpunim. Bëhet fjalë pikërisht për reperin gjerman Eko Fresh.

Burime për Prive kanë treguar se projekti më i ri i Gentës me gjasë do t’i dedikohet binjakëve që do ta bëjnë bukuroshen shumë shpejt nënë për herë të parë.

Me anë të një feste që mund të themi me plot gojë se është përtej madhështores, Genta zbuloi gjininë e binjakëve dhe ishte ajo që përflitej prej kohësh, një djalë dhe një vajzë!

Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta.