Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Djali i Camilla-s, Tom Parker Bowles zbulon menunë që do të përdoret gjatë kurorëzimit të Mbretit Charles!

Në Britaninë e Madhe po zhvillohen planet për kurorëzimin e mbretit Charles III. Bizhuteritë e Kurorës do të projektohen në Kullën e Londrës para se të shkojnë në monumentet kryesore britanike. Po ashtu, në vjeshtë pritet të projektohen në monumentin e famshëm të kryeqytetit britanik e më pas do të ekspozohen në të gjithë vendin, që t’u tregohet historia e kurorëzimit mijëra njerëzve.

Kurorëzimi i Charles do të bëhet të shtunën më 6 maj në Westminster Abbey. Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla po kujdesen për detajin më të vogël për ditën e madhe, madje edhe për menunë. Djali i Camilla-s, Tom Parker Bowles, ka zbuluar se çfarë do të mund të shohim në menunë e kurorëzimit. Camilla ka përjashtuar dy artikuj nga menyja e kurorëzimit. Siç zbuloi djali i saj në podcastin e ‘The News Agents’, dy përbërësit që do të ndalohen janë speci djegës dhe hudhra.

Këta të dy nuk do të jenë në menu. Unë mendoj se hudhra mund të bëjë të keni një frymëmarrje të keqe dhe nuk do të ishte e drejtë ta përdorni atë në një situatë të tillë. Asaj nuk i pëlqen speci djegës. Në përgjithësi, asaj nuk i pëlqejnë gjërat pikante. Edhe kur ju duhet të shoqëroheni me shumë njerëz, ndoshta duhet të jeni të kujdesshëm me atë që hani. Asaj i pëlqen peshku i freskët dhe perimet e freskëta. Ajo ka kopshtin e saj me perime në shtëpi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Rikujtojmë, se sipas renditjes së Scrooge të përpiluar nga Sunday Times, mbreti Charles është më i pasur se nëna e tij, e ndjera Mbretëresha Elizabeth II, por edhe Beckhams apo Elton John. Vlerësimet e reja sugjerojnë se Mbreti Charles ka dyfishuar pasurinë e mbretëreshës së ndjerë me një pasuri prej 600 milionë paundesh. Vitin e kaluar Madhëria e Saj ishte llogaritur se zotëronte rreth 370 milionë puand.