Celebrities Gossip Showbiz

Do ta shohim sërish në ekran? Sarah Berisha përgjigjet!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. E në një ‘Ask’ të bërë së fundmi nga bukuroshja duket se ndjekësit duan ta shohin edhe më shumë në ekran Sarën e një prej tyre e ka pyetur se kur do të kthehet pasi i ka marrë malli që ta shohin.

E përgjigjja e blogeres ishte kjo duke na treguar se do i mungojë për pak kohë televizionit.

Duhet pak pushim

Shpesh Sarah së bashku me partnerin e saj, Dj PM ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin. E ftuar në një intervistë, bukuroshja na tregoi se si po shkon marrëdhënia mes tyre dhe a bëhet xheloze Sara kur i afrohen vajza partnerit të saj.