Celebrities Showbiz

Dua Lipa rrëfehet në një intervistë për revistën ndërkombëtare “Vanity Fair” mbi vendlindjen e saj, Kosovën!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa padyshim që po vazhdon të ngjisë hapat e saj drejt suksesit. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”.

Në rrëfimin e saj, ajo ka folur dhe për Kosovën dhe jetesën për disa vite atje. E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.

Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke brohoritur nga gëzimi kur u shpall  Pavarësia e Kosovës.

Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë ende 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj, Dukagjin Lipa, tha se Dua ishte e bindur për t’a ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar gjithmonë këtë gjë.

Në intervistën e saj të fundit, ajo u shpreh se përkundër një dekade progresi, Kosova ishte ende e izoluar dhe e pazhvilluar, dhe rrjetet sociale nuk kishin arritur akoma atë stad sa të zbulonin talentet. Lipa tha se iu desh të bindte prindërit, të cilët ranë dakord kur kuptuan se ajo mund të transferohej në një apartament me një mike të familjes, e cila po studionte në “London School of Economics”. Ndër të tjera dua u shpreh se:

 Ndjehem sikur jeta ime do të jetë gjithmonë midis dy vendeve.

Rikujtojmë se, Dua Lipa njoftoi se ka shtyrë për herë të dytë turneun e saj në Evropë, për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë.