Celebrities Showbiz

Dukagjin Lipa nuk mund të ishte më krenar se kaq për vajzën e tij!

Duket se Dua Lipa është kryefjala e mediave ditët e fundit. Së fundmi, artistja me origjinë shqiptare e me famë ndërkombëtare, është nderuar me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021” në “Distinguished Leadership Awards”.

Para se të pranonte çmimin, këngëtarja mbajti një fjalim para figurave të rëndësishme që ishin prezent në këtë event. 26-vjeçarja siç do herë tjetër tregoi me krenari se vjen nga Kosova, duke folur edhe për sfidat që ballafaqohet rinia, pa lënë pa përmendur edhe vlerat që përfaqëson populli i saj.

Fjalimi i këngëtares u bë viral dhe u shpërnda kudo në rrjetet sociale. Këtë së fundmi e bëri edhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Përmes një postimimi në llogarinë e tij në Instagram, Dukagjin tha se ndihet krenar për të, ashtu si gjithë të tjerët. Ai shkruan:

Jam shumë krenar me ty. Ti na bën të gjithëve të mbushemi me krenari dhe zemrat tona të rrahin fort. (Më duhej të prisja që të gjithë të tjerët të postonin së pari).

Dua Lipa përfitoi nga rasti për t’i kërkuar Presidentes se Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen liberalizmin e vizave për Kosovën. Ajo theksoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave më shumë se tre vjet më parë.

Rikujtojmë se, artistja është takuar me aktivisten për të drejta të njeriut dhe nobelisten, Nadia Murad, teksa ndau me fansat në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi nga ky takim. 26-vjeçarja tha se bashkë me aktivisten nga Iraku kanë biseduar për fëmijërinë dhe familjet e tyre, dhe gjithashtu dashurinë që ka për ushqimin arab.