Celebrities Gossip Showbiz

Dy martesa të dështuara, ish-bashkëshortja e Jeff Bezos i jep fund lidhjes me Dan Jewett!

Së fundmi, ish-bashkëshortja e miliarderit Jeff Bezos, MacKenzie Scott ka bërë një kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, Dan Jewett, pas më pak se dy vitesh martesë. Sipas dokumenteve të siguruara nga New York Times, Jewett nuk e kundërshtoi divorcin dhe ndarja e pasurisë tashmë është përcaktuar në një marrëveshje paramartesore.

Ish-çifti u martua në heshtje në mars 2021. Në biografinë e saj në Amazon gjithashtu u fshi plotësisht çdo përmendje e burrit të saj të dytë. Divorci i Scott vjen tre vjet pasi ajo dhe Jeff Bezos njoftuan se po ndaheshin pas 25 vitesh martesë. Pas divorcit të tyre, Scott u bë personi i 12-të më i pasur në botë pasi pasuritë e Bezos u ndanë në gjysmë.

Rikujtojmë, se miliarderët më të pasur të Amerikës humbën 93 miliardë dollarë në bursë së fundmi, një nga humbjet më të mëdha ndonjëherë, pasi tregu i aksioneve u shit si inflacion më i lartë se sa pritej. Humbjen më të madhe e pësoi Jeff Bezos, pronari i Amazon, pasuria e të cilit u zvogëlua me 9.8 miliardë dollarë, i ndjekur nga Elon Musk, pronar i gjashtë kompanive, përfshirë prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, i cili humbi 8.4 miliardë dollarë. Bill Gates, pronari i Microsoft, humbi 2.8 miliardë dollarë.

Rikujtojmë, se themeluesi i ‘Blue Origin’ dhe pronari i “The Washington Post”, Jeff Bezos është përgjegjës për shumë gjëra të rëndësishme. Bezos-it i duhet kohë për të pushuar për të marrë vendime me kujdes. Rutina e tij është pikërisht kështu dhe këtë ai e pohon me fjalët e tij:

Unë shkoj në shtrat herët, zgjohem herët. Më pëlqen të luaj golf në mëngjes. Më pëlqen të lexoj gazetë, më pëlqen të pi kafe, më pëlqen të ha mëngjes me fëmijët e mi para se të shkojnë në shkollë.