Celebrities Film & Tv Showbiz

“E dua burrin me kostum, jo me streçe”/Roza Lati kujton lidhjen e saj me Stinen!

Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e madh të Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP”, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti që të gozhdonte para ekranit teleshkuesit. 18 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë me të famshme në Shqipëri dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Ndërkohë pritet që mbrëmjen e sotme, shtëpisë t’i shtohen sërish 6 banorë të rinj. Por se cilët janë ata, na mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.

Mbrëmjen e kaluar, Roza Lati, ka qenë duke bërë një bisedë me Rike Roçin në dhomën e gjumit. Rikja ka dashur ta ngacmojë paksa Rozën, lidhur me jetën e saj personale. Ajo fillimisht e ka pyetur nëse ka një lidhje jashtë, pyetje së cilës Roza i ëshë përgjigjur ‘jo’ dhe madje ajo ka konfirmuar se ka rreth një vit që është ndarë nga i dashuri i saj.

Moderatorja ka shtuar se lidhja e saj ishte në distancë, gjë që e bëri edhe më të vështirë vazhdimin e lidhjes. Mirëpo ajo ka pranuar që momentalisht komunikon me dikë jashtë. Ndër të tjera, Roza përmendi dhe lidhjen e saj të dikurshme me një personazh VIP kur ishte ende e re, duke nënkuptuar këtu artistin Stine.

Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda?

Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpsë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtar kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishe e madhe por fama të jep shumë presion. E pashë si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.