Celebrities Fashion Showbiz

E guximshme, ekstremiste dhe unike! Lady Gaga i rikthehet stilit të saj të dikurshëm!

Së fundmi, ylli i “A Star Is Born” ka ‘tronditur’ me stilin e saj të të veshurit. Mund të themi se kishim shumë kohë pa e parë divën e muzikës pop të veshur kaq guximshëm. Super ylli ishte veshur më një fustan të zi të ngushtë pas trupit dhe të gjatë deri në fund të këmbëve.

Ajo çfarë habiti në veshjen e saj ishin takat super të larta me platformë të cilat mesa duket nuk e shqetësonin fare atë në ecje pasi e kapur nga paparacët reflektonte qetësi dhe rehati. Ajo e kombinoi veshjen me një çantë të zezë dhe syze dielli në të njëjtën ngjyrë.

Si ju duket paraqitja e saj?!

Rikujtojmë se artistja e famshme ka bërë të ditur se në bashkëpunim me “Versace”, do të lançojnë një koleksion të ri veshjesh. Përmes një postimi në Instagram, Gaga zbuloi se ky bashkëpunim vjen me rastin e 10 vjetorit të albumit “Born This Way”.

Artistja tregoi se 30% e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë për “Gaga Born This Way Foundation” dhe qëllimi i linjës së modës është të mbështesë komunitetin LGBTQ +.

Ndërkaq, Gaga së fundmi ka shokuar me një deklaratë të saj ku ka thënë se një producent muzikor e ka përdhunuar kur ajo ishte 19-vjeçe dhe e la shtatzënë. 35-vjeçaja, detajoi abuzimin në dokumentarin e “Apple TV+”, të Princ Harry-t dhe Oprah Winfrey, “The Me You Can Not See”.