Celebrities Showbiz

E inspiruar nga Harry dhe djali i saj, njihuni me projektin e ri të Meghan Markle!

Së fundmi ish-dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka njoftuar se ka shkruar një film për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj. Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.

Ky libër pritet të publikohet në datën 8 qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson. Në deklaratën e saj thuhet se:

“The Bench” nisi si një poezi që shkrova për burrin tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori. Në këtë libër ka ilustrime me ngjyra të bukura, me bojëra uji që tregojnë ngrohtësinë, gëzimin dhe komoditetin e marrëdhënies midis baballarëve dhe djemve nga të gjitha sferat e jetës; ky përfaqësim ishte veçanërisht i rëndësishëm për mua kështu që Christian dhe unë punuam ngushtë për të përshkruar këtë lidhje të veçantë përmes një lente përfshirëse. Shpresa ime është që “The Bench” të hyjë në zemrat e çdo familje”.

Ky libër për fëmijë është përpjekja e fundit për ish-dukeshën që pas largimit të saj dhe Harry-t nga pallati mbretëror. Pasi njoftuan vendimin e tyre për t’u larguar dyshja e njohur nënshkroi një marrëveshje shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar dokumentarë, dokumente, filma artistikë dhe programe për fëmijë.

Kohët e fundit Markle është fotografuar me të birin, Archie, në krahë pas rikthimit të Princit Harry në Kaliforni nga Londra ku shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Philip. Ajo që ra në sy ishte barku i madh i ish-Dukeshës.