Celebrities Gossip Showbiz

“E kisha strategji t’i afrohesha…”, Luizi i rrëfehet Teas!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Tea u zgjodhën nga publiku si fituesit e provës së javës për shkak të këngës që kënduan të shtunën. Për këtë fitore ata darkuan së bashku dhe gjatë darkës mes tyre në shtëpinë e “BBV2”, Luizi dhe Tea diskutuan për strategjitë që kanë përdorur për lojën.

Tea: Ti ke bërë çdo gjë për të fituar, jo çdo gjë bëhet për lojë

 Luizi: Këtu brenda po, jashtë jam tjetër njeri

Tea: Po dhe Kejvina prej teje doli

Luizi: Jo, doli prej vetes së vet, e gjërat që tha. Unë kam strategji, por ca gjëra nuk i kisha menduar, për shembull punën me Kiarën nuk e kisha menduar kurrë

Tea: Po ti më ke thënë vetë që do e krijoje një flirt këtu për lojë

Luizi: Po, e kam thënë, por vetëm nëse do e ndjeja veten në vështirësi…por me rastin e Kiarës jo…

Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Disa nga banorët kanë thyer përsëri rregullat, duke folur për nominimet. Së fundmi Amos, Dea dhe Bjordi kanë biseduar në oborr, ku kanë shprehur edhe mendmin e tyre se kush nga banorët mund të eleminohet të martën. Sipas Amosit këtë javë eleminohet Tea dhe sipas Bjordit më i rrezikuari është Armaldo.