Celebrities Gossip Showbiz

E lidhur me Majk? Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ rrëfen të vërtetën!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

Ashtu si ka ndodhur dhe së fundmi, ku Majk po përflitet shumë se mund të ketë nisur një lidhje dashurie me ish-konkurrenten e ‘Për’Puthen’ e cila vetëm para pak javësh deklaroi ndarjen nga Andi Shehi. Kjo nisur nga disa foto ku duken reperi dhe Melisa në po të njëjtin hotel.

E dyshimet janë shtuar edhe më shumë, pasi bukuroshja ka lansuar këngën e saj më të re ‘Adios’ dhe Majk e ka shpërndarë në rrjetin e tij social Instagram.

E së fundmi në një intervistë, Melisa ka rrëfyer të vërtetën rreth këtyre spekulimeve që po qarkullojnë kudo në rrjet duke mohuar gjithçka. Ish-konkurrentja e ‘Për’Puthen’ e konsideroi reperin vetëm shok.

Mua me kë nuk më kanë lidhur që kur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë.

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë.

Pas suksesit me dy këngët e fundit duket se Majk nuk ka të ndalur dhe sapo ka lansuar një bashkëpunim me reperin e njohur dhe njëkohësisht mikun e tij, Getoar Selimin.