Celebrities Fashion Gossip Showbiz

E lodhur nga festa Naomi Campbell largohet me atlete po njësoj si të gjitha vajzat e kësaj bote!

Supermodelja e njohur Naomi Campbell së fundmi ka bërë xhiron e rrjetit me pamjen e saj në “Bafta 2022”, por edhe më shumë kur doli nga festa pas ndarjes së çmimeve. Modelja u fotografua duke dalë me atlete. Edhe pse ka gjithë jetën majë takave dhe ka sfiluar shpesh me to, Naomi heq dorë nga luksi i takave për rehatinë e atleteve.

Komentet nga fanset e saj, kanë qenë shumë pozitive sepse shumë prej vajzave kanë gjetur veten te Naomi. E kush nga ju nuk dëshiron të veshë atlete pas një nate të lodhshme duke festuar në majë të takave?!

Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi Naomi Campbell ka zbuluar për herë të parë fytyrën e foshnjës së saj, teksa theu heshtjen në një intervistë për ‘British Vogue’ edhe mbi spekulimet se vajza e saj mund të jetë e birësuar. 51-vjeçarja, mahniti fansat duke njoftuar lindjen e vogëlushes në maj, vetëm disa javë pasi u shfaq në Javën e Modës në New York.

Naomi tha se fëmija e saj, babai biologjik i së cilës nuk dihet po rritet mes spekulimeve të shumta. Teksa pozonte me të voglën e saj, ylli ndërkombëtar u shpreh se:

Ajo nuk u birësua, ajo është vajza ime.

Megjithatë, modelja pranoi se shumë pak nga rrethi i saj i gjerë i miqve dhe anëtarëve të familjes e dinin se ajo po planifikonte të bëhej prind. Sjellim në vëmendje se Naomi Campbell nuk është ndierë kurrë e sigurt në lëkurën e saj. Ajo shpesh ngacmohej, njerëzit e thërrisnin me pseudonime të ndryshme dhe ndihej e pamjaftueshme.

Edhe Campbell, do të ndjente nevojën për të mbuluar trupin e saj për shkak të pasigurive. Supermodelja beson se duhet kohë për të pranuar trupin tuaj dhe se ky proces vjen me moshën. Ajo pretendon se është e rëndësishme të mos e marrësh trupin si të mirëqenë dhe të stërvitesh është çelësi për të pasur një mentalitet të mirë.