Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Edhe pasi të ketë mbushur 80-vjeçe këngëtarja Cher tregon se do të bëjë të njëjtat gjëra që ka bërë gjithë jetën!

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Cher, ka treguar për mënyrën se si e ruan pamjen e saj rinore dhe zbuloi se i mban flokët e gjatë dhe bën të njëjtat gjëra që ka bërë gjithmonë. 77-vjeçarja tha për ‘Good Morning Britain’ se:

Unë thjesht nuk mund ta besoj se në një moment do të bëhem 80-vjeçe. Ende do t’i vesh xhinset e mia dhe do t’i mbaj akoma flokët të gjata dhe ende do t’i bëj të njëjtat gjëra që kam bërë gjithmonë.

Cher kujtoi se kishte biseduar me një mikeshë për momentin kur do t’i duhej t’i shkurtonte flokët dhe të mos vishte xhinse, por artistja pranoi se ende nuk kishte arritur në atë pikë. Për Cher, gjenet e saj janë përgjegjëse për dukjen e vazhdueshme rinore, ndërsa nëna e saj ka jetuar 96 vjet.

Gjenet në familjen time janë shumë të mahnitshme. Nuk e di nëse të mos ndjehesh e moshuar të bën më të ri. Unë ndjek trendet. Kam shumë miq të rinj. Kam edhe miq të vjetër. Sinqerisht, nuk po përpiqem të ndihem e re. Nuk po përpiqem të jem e re. Jam kjo që jam. Kam punuar gjithë jetën për të mbajtur forcën në trupin tim.

Ndërsa në një prezantim të ushtrimeve që pëlqen, këngëtarja ka zgjedhur ushtrimet për barkun, ushtrimet zumba dhe jogën.