Celebrities Live From Tirana Magazine Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/ Neda Balluku: “Publiku këtë edicion mbështet frikshëm Luizin dhe nga ana tjetër lufton fort Kiarën!”

Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte opinionistja e njohur Neda Balluku, gjithashtu edhe ish-banore e “Big Brother 4”. Edicioni i dytë i “BBVA” ka sjellë krijimin e një fenomeni kombëtar dhe kjo ka rezultuar në thyrje të rekordeve të shikueshmërisë. Ajo ka folur pikërisht për marrëdhëniet sentimentale që krijohen brenda shtëpisë dhe tërheqjen që publiku ka krijuar me këtë format. Edhe ajo vetë e ka gjetur dashurinë e jetës së saj brenda asaj shtëpie, por e pyetur nëse do të lidhej sërish në “Big Brother” nëse të ishte single dhe do të ishte sërish pjesë e emisionit, ajo është përgjigjur:

Më ke kapur pak ngushtë me këtë pyetje. Nëse nuk do ta kisha takuar bashkëshortin tim në ato rrethana, jam shumë e sigurtë që nuk do ta kisha gjetur akoma personin e jetës sime, pasi do ta shihja shumë të vështirë të përouthesha me njeri tjetër jashtë. E rëndësishme është që Luizi pëlqehet nga Kiara. Nga ana tjetër Armaldo dhe Qetsori janë të martuar dhe kanë gratë e tyre. Kështu që më mirë jo.

Por këto raporte sentimentale që krijohen nga banorët brenda në shtëpi shpesh kanë qenë tema diskutimi, ku njerëzit zhvillojnë pyetje të ndryshme, pra nëse ato zhvillohen natyrshëm apo janë të sforcuara për të bërë show. Neda ka dhënë opinionin e saj si më poshtë:

Unë mendoj që unë nuk bëj përjashtim nga publiku që i pëlqen krijimi i çifteve. Ka një interes të jashtëzakonshëm për ta. Megjithatë, unë nuk mendoj që ky vit ka patur raporte të vërteta. Une pashë Prime-in e djeshëm dhe më erdhi në mendje një pyetje mjaft interesante. Publiku këtë edicion është ndarë në dy anë të ndryshme, ku njëra palë mbështet frikshëm djalin (Luizin) dhe nga ana tjetër lufton fort vajzën (Kiarën), gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Publiku është i pari që ndjen nëse ka vërtetësi apo jo. Ka nga ato që e besojnë dhe janë ato që nuk e besojnë. Është krijuar një ndarje. Publiku është i zgjuar, jo gjithmonë është i vërtetë, por është çështje shijesh. Ky format ka edukuar edhe publikun e vet ndër vite. Ndonjëherë kanë edhe të drejtë. Aty brenda është shumë e thjeshtë të krijosh diçka sepse ke nevojë të mbështetesh diku sepse është një lojë shumë e vështirë dhe ke nevojë për dikë që ta besosh.

Një nga banorët, këngëtari Luiz Ejlli është kthyer tanimë në një fenomen ku ka fituar zemrat e miliona njerëzve. Ai është komentuar goxha për lidhjen që ka krijuar me moderatoren Kiara Tito. Sa i përket kësaj romance, si e sheh Neda atë, a ka dashur midis tyre?

Nëse është një dashuri që do të mbijetojë, do shihet kur të kalohet problemet dhe atë do ta tregojë koha. Nuk besoj se është dashuri, diçka e madhe që të kenë krijuar ndjenja të mëdha. Por nga ana tjetër nuk e fajësoj dot Kiarën që nuk i shpreh aq shumë ndjenjat e saj, sepse edhe për mua mendonin se nuk e kisha dashuruar, por une thellë e doja shumë atë. Por, nuk dilja ta thoja hapur atë që unë mendoja dhe ndjenja për njeriun që kisha në krah.