Celebrities Magazine Showbiz

Elgit Doda rrëfen momentin e vështirë: “E kam kompleks të dal para publikut, kur hyri Donaldi në Big Brother…”!

Artisti Elgit Doda, i ftuar në “Cherry on Top”, tregoi detaje nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar, para publikut. Ai tregon se e ka pasur shumë të vështirë që të përballej me publikun LIVE, ndërsa tregon se dy artistë të tjerë, njëkohësisht edhe miq të tij, Alban Skënderaj dhe Romeo Veshaj e kanë mbështetur në këtë drejtim.

Elgiti tregon:

“Ka qenë një moment i vështirë në jetën tonë, një tip frike të dal dhe të përballem me publikun. Më pëlqen komoditeti të rrija prapa skenave.  Te koncerti i parë mora Alban Skënderajn për suport dhe Romeon. Më 5 tetor bëra koncertin e parë, kur Donaldi hyri në Big Brother. Unë marr edhe Romeon dhe Albanin, Albani këndoi dy këndët që kishim bashkë, Romeo më jepte zemër nga prapaskenat.

Më tej, ai shtoi:

Ai tregon se një nga këngët e tij ’Ku je’ është një këngë që i dedikohet bashkëshortes së tij Klea Hutës. “I dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean. Kënga ishte e krijuar më përpara, dhe teksti iu vë më mbrapa.