Celebrities Fashion Showbiz

Emira D’Spain hyn në histori si modelja e parë transgjinore me ngjyrë e “Victoria’s Secret”!

Ylli i rrjetit social TikTok, Emira D’Spain po feston faktin se është modelja e parë transgjinore me ngjyrë që punon me “Victoria’s Secret”. Emira, e njohur ndryshe në mediat sociale si XOXOEMIRA, ka lançuar një video një TikTok për ditën e Shën Valentinit në bashkëpunim me markën e të brendshmeve.

Klipi i saj tregon se si të shijoni ditën e Shën Valentinit si beqare. Emira, 25 vjeçe, tha:

E gjithë platforma ime është e ndërtuar mbi besimin dhe dashurinë për veten. Dua të fuqizoj gratë dhe burrat e rinj transgjinorë në mbarë botën për t’u treguar atyre se industria e bukurisë dhe e modës po ndryshojnë. Sidomos nëse jeni një person me ngjyrë. Jam shumë mirënjohëse që punoj me “Victoria’s Secret” dhe shpresoj që kjo t’u hapë rrugën të tjerëve pas meje.

@xoxoemira

Valentine’s Day SINGLE Girl Edition 💌💖💫 with @Victoria’s Secret ❤️ The best love is self love! #vsfeelthelove #vspartner

♬ Hrs and Hrs – Muni Long

Në vitin 2019, bukuroshja braziliane Valentina Sampaio bëri histori si gruaja e parë transgjinore që ka punuar ndonjëherë me “Victoria’s Secret: për linjën e saj “VS PINK”. Tani, Sampaio është emëruar si fytyra e re e Armani Beauty, e shfaqur në fushatat e markës 2022, të realizuara nga fotografi suedez  Mikael Jansson. Ndërkohë, “Victoria’s Secret” është duke hequr dorë nga reklamat e saj të mëparshme me modele jashtëzakonisht të holla, kryesisht të bardha dhe po i drejtohet punës me krijuesit në TikTok për përmbajtje autentike përtej një fotoje magjepsëse.

“Victoria’s Secret” është një nga kompanitë më të suksesshme të modës, veshjeve dhe stilit. Ajo gjithnjë na surprizon me risitë që sjell gjatë sfilatave dhe të njejtën gjë bëri edhe këtë herë.

Duket se marka prestigjioze ka vendosur të ndjekë një tjetër linjë, teksa zëvëndëson disa nga ‘ëngjëjt’ e saj me figura televizive. Priyanka, e cila është bashkuar së fundmi te “Victoria’s Secret”, është një aktore indiane 38-vjeçare, e martuar me këngëtarin Nick Jonas. Një tjetër ‘ëngjëll’ i shtuar kompanisë, është avokatja Megan, 35 vjeçarja pjesë e komunitetit LGBT.