Love & Sex

Emocionuese…ja çfarë gjesti bën ky berber për të mbështetur shokun e tij të sëmurë!

Veprimi i një berberi në Spanjë ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Në kohën që ai po shkurtonte flokët e kolegut të tij që është duke u trajtuar me kimioterapi për shkak të kancerit, ai preu edhe flokët e veta për t’u solidarizuar.

Në videon e publikuar në internet e cila është bërë virale në rrjet, berberi Joel Ortega dëgjohet duke i thënë kolegut të tij, Neftali Martin:

Ti nuk je vetëm.

Në një video tjetër të publikuar në Instagram, berberi i sëmurë tregoi se Ortega i ka thënë se do të vazhdojë që ta rruajë kokën bashkë me të derisa ta përfundojë trajtimin mjekësor.

Për mua, Joel nuk është thjesht një koleg pune, ai është vëlla.

https://youtu.be/LnAvL_CjarA

Ndërkohë mësohet se edhe 4 berber të tjerë i kanë prerë flokët për t’u solidarizuar me kolegun. Dashuria është ndjenja më e bukur në botë dhe me kohën ka provuar se i ka thyer të gjitha rregullat, madje dhe ato fetare! Ju rikujtojmë historinë e një prifti italian i cili hoqi dorë nga detyra e tij për shkak të dashurisë.