Ka nisur prej orës 17:00 Asambleja e PS, ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin qeveritar.
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Ervin Mete
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani
Ministër i Arsimit – Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë, – Albana Kociu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku
Sekretariati i ri ekzekutiv i PS:
Sekretari i Organizimit Ardian Çela
Sekretari i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca
Sekretare e Gruas Evis Kushi
Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etien Xhafa
Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko
Sekretar i Çështjeve Zgjedhore Ardian Salianji
Sekretare e Programit Milva Ekonomi
Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut.
Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Sociale, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë ata anëtarë, të cilët do të tradhtojnë besimin dhe do të bëjnë korrupsion, do të ndëshkohen.
Ai ka theksuar se i ka vetëm një borxh, që kjo parti mos t’i vendos kurrë në pozitë të vështirë, duke kërkuar gjëra të paligjshme.
Sakaq, Rama ka theksuar se mbështetjen që i kanë dhënë, po mundohet t’ua shlyejë pasi ka marrë 8 fitore nga 9 beteja zgjedhore, apo jashtë vendit, ku ka përfaqësuar me dinjitetin flamurit kuq e zi dhe me dinjitetin e purpurt PS-në.
“Nuk më vjen të ndalem asnjë ditë në këtë rrugë pa kthim, po si çdo njeriu që ecën me këmbët e veta dhe që jeton me punën dhe për punën, jo për paratë dhe me paratë e djersës së vjedhur nga të tjerët, mua nuk më vjen mirë. Nuk i vë dot faj askujt që mbase nuk e imagjinon dot, kur dhe nëse sloganet e reja të drejtësisë. Cilido që ka kënduar me mua, bashkë me ju, duke kënduar për popullin dhe partinë në TV dhe nëpër takime me njerëzit dhe duke vjedhur pas shpinës sime djersën e njerëzve. Jua kam thënë dhe po e përsëris, unë jua kam dhe do jua njoh gjithë jetën borxhin e mbështetjen që më keni dhënë dhe vazhdoni më jepni për të kryer me sukses punën tonë dhe qëllimet e përbashkëta. Ky është një borxh që se harroj asnjëherë dhe që përpiqem me të gjitha forcat e mia tua kthej çdo ditë, duke dhënë gjithçka që mundem dhe që kam shpirtërisht dhe mendërisht për tua mbajtur kokën lart. Jua kam udhëhequr në 8 fitore nga 9 beteja zgjedhore, qoftë jashtë vendit, ku u përfaqësoj me dinjitetin tonë të flamurit kuq e zi dhe me dinjitetin e purpurt të PS. Edhe borxhi im duke ju dalë për zot të gjitha planeve që askush mos të ndjehet kurrë vetëm, që mos ta sulmojë padrejtësisht për punën tonë. Borxhi i kësaj partie është që mos ju vendos ju kurrë në pozitë të vështirë, duke kërkuar gjëra të paligjshme. Unë kam debatuar me ju, duke mos ju kërkuar gjëra në vështirësi dhe ju ka dal për mirë. Madje edhe qeshni kur dëgjoni analistët sydalë, sepse te unë keni gjetur një person që i bën ballë”.