Celebrities Gossip

Familja Mbretërore ka frikë se Princ Harry në librin e tij do të shkruajë për…

Princ Harry ka shokuar familjen mbretërore pasi zbuloi se po planifikon të publikojë një libër. Pjesëtarët e familjes së tij duke se janë të tensionuar, teksa janë në pritje të detajeve që do të zbulojë Princi nga marrëdhënia mes dy Dukeshave të Sussex-it Meghan dhe Kate e deri te vendimi i tij dhe Meghan Markle për  t’u çliruar nga detyrimet mbretërore.

Duket se një tjetër frikë që ka familja mbretërore, është se a do të shkruajë Princi për gruan e dytë të babait të tij, Dukeshë Camilla. Sipas burimeve në mediat e huaja, familja mbretërore është e shqetësuar dukeqenë se Princ Harry nuk ka patur kurrë një marrëdhënie të afërt me Dukeshën. Duket se nëse ai e dokumenton marrëdhënien e tyre të ndërlikuar, kjo do të jepte një përshtypje jo të mirë të familjes në sytë e njerëzve.

Një tjetër burim tregon se Princ Charles nuk dinte asgjë rreth shkrimit të një libri nga Harry, por duket se së fundmi, ai pati një takim me të gjithë familjen për t’i treguar planin e tij. Sigurisht ai nuk ishte në pritje të një lejeje nga ta, por të paktën dëshironte ta ndante këtë detaj paraprakisht.

Pavarësisht frikës së familjes mbretërore, duket se asgjë nuk e ndal Princ Harry të shkruajë këtë libër. Edhe nëse ai nuk do të lexohej shumë, tanimë ai po tërheq vëmendjen dita ditës. Me siguri të shumtë janë ata që po presin me padurim të zbulojnë nëse Princ Harry do të shkruajë për Dukeshë Camilla.