Botë e Çuditshme Lifestyle

Familja më e gjatë në botë hyn në rekordet “Guinness”!

Një familje në Minnesota është konfirmuar zyrtarisht si më e gjata në botë duke hyrë në librin e rekordeve ‘Guinness’. Familja Trapp, e përbërë nga babai Scott, nëna Krisy dhe fëmijët Savana, Molly kanë një gjatësi mesatare prej 2 metrash e 3 centimetra.

22-vjeçari Adam mund të jetë anëtari më i ri i familjes, por është më i gjati prej tyre me 2.20 cm e tij që ndihmoi dhe në thyerjen e rekordit. Më e shkurtra është nëna Krissy, e cila është vetëm 1.9 cm, më pas vjen Savanna me 2.03, e ndjekur nga 24-vjeçarja Molly dhe babai Scott. Savanna ka ëndrra të merret me aktrim ose modelim dhe Molly është e etur të krijojë familjen e saj një ditë. Por ka një gjë që i bën Trapps të dallohen nga çdo familje tjetër në planet.

“Miqtë tanë janë shumë krenarë për ne”,-tha Savanna për ‘Guinness’ në një intervistë të botuar këtë javë. Edhe me famën dhe statusin e tyre, Trapps pohojnë se ata janë si çdo familje tjetër dhe po përhapin mesazhe fuqizimi për këdo që është ndjerë ndonjëherë ndryshe.

“Unë ende vesh pantallonat e mia si shumica e njerëzve por thjesht janë shumë të gjata,”-tha Adam.

“Ka gëzim dhe liri për të përqafuar atë që je”- thotë Savanna.

Ndërkaq, rikujtojmë se njeriu më i gjatë në botë është gati për martesë. Sipas mediave të huaja, Sultan Kosen, 39-vjeçar, i cili është 251 centimetra i gjatë, ka udhëtuar në Rusi në kërkim të një partnereje të re për të krijuar një familje.