Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Festat e fundvitit janë afër kështu që ‘gishtin kokës’, gabimet që bëni kur mbushni gjelin e detit!

Tryeza festive mbrëmjen që prisni Vitin e Ri thjesht nuk ka kuptim pa gjelin e detit. Teksa ju mendoni ta mbushni atë me mish të grirë, oriz apo të tjera ushqime, në fakt ekspertët theksojnë se nuk duhet ta bëni aspak këtë veprim, pasi humbet shija e gjelit të detit. Në fakt gjeli i detit i mbushur është një traditë prej dekadash.

Nëse temperatura është e ulët dhe mbushja nuk është gatuar paraprakisht, salmonela është e rrezikshme të gjendet kudo. Në të njëjtën kohë, mbushja është arsyeja që gjeli i detit është i thatë. Ju mendoni se kurseni kohë duke pjekur gjelin e detit dhe mbushjen së bashku, por në fund të fundit, zogu i mbushur është më i vështirë për t’u gatuar dhe kërkon më shumë kohë.

Ju humbisni të gjitha ato shije që do të merrnit nga gjeli nëse e mbushni me gjëra që nuk do t’i hani, si limon, xhenxhefil, mollë ose rrënjë selino. Nëse kërkoni me patjetër ta mbushni sigurohuni që paraprakisht t’i keni zier ose skuqur pothuajse plotësisht përbërësit, si mëlçitë ose orizin. Pastaj, mos e mbushni gjelin e detit një natë më parë por kur do ta piqni.

Ndërkaq, mund të përdorni lëngun e gjelit për të bërë mbushjen në një tigan tjetër dhe të merrni saktësisht të njëjtën shije si mbushja që erdhi nga gjeli i detit. Rikujtojmë, se ka një sërë mënyrash të sigurta për të shkrirë një gjeldeti, pavarësisht nëse keni disa ditë apo disa orë kohë. Shumë prej nesh përdorin metodën e shkrirjes në ujë të nxehtë. Por kjo do t’i shpejtojë gjërat dhe në fakt mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve ushqimore dhe rritjen e baktereve. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.