Celebrities Live From Tirana

Fjorentina Halili: “Luizi është bullizuar, madje edhe nga vetë mikja e tij Efi…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar ish-banorja e “BB”, Fjorentina Halili për të na folur më shumë rreth finales së madhe së edicionit të dytë të “BBV” më 6 maj. Si po i duket katërshja finaliste Fjorentinës?

Më kanë vënë në gjumë se nuk kanë më çfarë bëjnë.(qesh)

Sa i përket Efit, banorja pas përfundimit të Prime-t të kaluar në efektin e alkoolit u afrua më shumë me Luizin dhe i tha se e kishte shum xhan madje e shihte edhe si fitues. Si e shikon Fjorentina këtë lëvizje të Efit?

Shumë njerëz e gjykojnë dashurinë e saj ndaj Luizit por unë mendoj se e ka dashuri vëllazërore, miqësore. Ajo e ka parë jashtë se sa shumë e duan Luizin, tani kush nuk do të donte të merrte pak nga fama e shokut.(qesh)

Si e komenton Fjorentina lyerjen në masë të flokëve që pasi Luizi u bë bjond?

Luizi ka ndryshuar shumë, është bërë më tërheqës. Tani edhe këta që janë të shëmtuar kanë thënë t’i lyejmë dhe ne se mos behëmi pak të bukur.(qesh)

Pse Luizi është pëlqyer në masë?

Mendoj për batutat, për faktin që nuk merrte asgjë personale si dhe për historinë e sëmundjes që tha se ishte shaka. E gjykuan të gjithë, e sulmuan, e lanë vetëm, e bullizuan, e tallën dhe një nga ato ka qenë edhe mikja e tij Efi. Atë kohë edhe unë kam bërë një status dhe nisa ta mbështes pak. Tregova një anë njerëzore, fundja të gjithë gabojmë.