Celebrities Gossip

Fotoja e vogëlushit të Meghan dhe Harry-t “ndez” rrjetin, çfarë ka ndodhur këtë herë?

Ditën e djeshme Meghan Markle dhe Princ Harry kanë festuar ditëlindjen e dytë të djalit, Archie Harrison Mountbatten-Windsor dhe ‘servirën’ për të gjithë një foto shumë të veçantë të vogëlushit. Çifti ftoi ndjekësit e tyre të marrin pjesë në një iniciativë të re për vaksinën COVID-19, duke shkruar:

Ne po ju ftojmë të kontribuoni në gjithçka që mundeni nëse keni mundësi për ta bërë këtë për të sjellë vaksina në familje në vendet më të rrezikuara të botës.

Por menjëherë pasi dyshja e njohur e ka publikuar foton e vogëlushit të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë “shpërthyer” dhe e kanën cilësuar këtë veprim si aspak normale. Foto e cila është postuar në instagramin e shoqatës së bamirësisë pasi ato nuk kanë një instagram me emrin Sussex, ka bërë që njerëzit të kthehen kundër tyre për dy arsye:

Dyshja me këtë rast lajmëroi një iniciativë të re bamirësie dhe ndjekësit shprehehën se si mund ta shfrytëzojnë imazhin e djalit për interesat e tyre dhe së dyti meqënëse Harry dhe Meghan zgjodhën një foto ku djali qëndronte me shpinë, për të mos e ekspozuar shumë, ndjekësit shkruajnë:

Sot u kujtuan t’i ruajnë djalit imazhin? E harruan intervistën që dhanë tek Oprah ku i nxorën në shesh të gjitha, ku folën edhe për ngjyrën e lëkurës së djalit?

Së fundmi ish-dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka njoftuar se ka shkruar një film për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj. Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.

Ndjekësit e Meghan, kanë hedhur dyshimet për një kopjim të mundshëm nga libri me titullin e ngjashëm “The Boy On The Bench” të autores Corrine Averiss prej kopertinës së librit dhe historisë që mendohet të jetë e përafërt.