Fashion Gossip Showbiz

Fustani i veshur nga Beyonce 18 vite më parë rikrijohet dhe prezantohet në mënyrën më të bukur nga Zendaya!

Stili i saj është padyshim i adhurueshëm. Po flasim për artisten e famshme Zendaya e cila mbremjen e djeshme në “BET Awards” ka shkëlqyer. Ndoshta detaji që ju ka shpëtuar është se bukuroshja kishte veshur një fustan të vjetër nga Versace, duke nderuar veshjen që diva e muzikës pop, Beyoncé zgjodhi të vishte në ceremoninë e vitit 2003, pra 18 vite më parë.

Ndërsa versioni i Beyonce-s ishte një fustan i shkurtër me pala, versioni i Zendaya-s ishte i gjatë me një çarje të guximshme në këmbë. Stilisti që punon prej një kohë të gjatë me 24-vjeçaren, Law Roach, e zbuloi veshjen në Instagram mbrëmjen e kaluar me një video të Zendaya-s dhe në sfond këngën e Beyonce, “Crazy in Love”.

https://www.instagram.com/p/CQpP9v_jA1T/

Ndërkaq, njihuni me ngjashmërinë e fustaneve:

Rikujtojmë, se në muajin prill u zhvillua edicioni i 93-të i ndarjes së Çmimeve “Oscar”. Shkëlqimi mbi tapetin e kuq nuk ka munguar, por këtë vit ceremonia ishte ndryshe. Grumbullimet mungonin duke respektuar maksimalisht distancën sociale për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa edhe kamerat ishin më të pakta në numër.

Ashtu edhe siç do vit përveç garës për të fituar një trofe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme kinematografike, “Oscar”, një “betejë” e vërtetë u zhvillua në tapetin e kuq për veshjen më të bukur të mbrëmjes.

Artistja e famshme, Zendaya Maree Stoermer Coleman befasoi fansat me fustanin e markës ‘Valentino’ në ngjyrë të verdhë, ku padyshim dukej mahnitëse.