Gossip Music Showbiz

Gianluca Vacchi publikon video me ‘freestyle’ të Don Xhonit

Ylli i Instagramit ka lënë pa fjalë reperin shqiptar.

“Freestyle” i Don Xhonit është bërë viral kohët e fundit, gjithashtu emra të njohur nga e gjithë bota e kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Së fundi, ishte Gianluca Vacchi ai i cili ndau me ndjekësit një video pranë veturës super-luksoze “Royce Rolls”, ku shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës së reperit shqiptar.

Vacchi ndiqet nga afro 20 milionë persona në Instagram dhe është shumë i njohur. Madje partnerja e tij është shumë vite më e re dhe realizojnë së bashku video në TIK-Tok.