Botë e Çuditshme Food & Drink

Gjejeni pak se kush e mban ‘fronin’ si ushqimi më i konsumuar gjatë pandemisë…

Gjatë kohës së pandemisë njerëzit janë dyndur në dyqane për t’ja thjeshtuar punën vetes dhe në vend që të gatuanin kanë gjetur metodën më të thjeshtë duke blerë konserva. Ushqimet e konservuara gjatë dy viteve të fundit kanë parë një rritje domethënëse. Një kompani nga më të rëndësishmet në këtë fushë, ajo Campbell e shndërruar pothuajse në një ikonë për supat e saj të ruajtura në kanoçet prej teneqeje, ka raportuar një shtim me 35% të xhiros së saj nga viti 2019.

Në SHBA, vendi që konsumon më shumë nga ky tip ushqimi, në 2019 janë prodhuar 129 miliardë kanoçe, kryesisht për pije freskuese ose alkoolike. Edhe pse përgjithësisht konservat shihen si ushqim i shpejtë dhe aspak i shëndetshëm, përdorimi i tyre ka ndërruar me shumë gjasa historinë e shoqërisë njerëzore në dy shekujt e fundit.

Konservat e para u shërbyen tek ushtria e Napoleonit, por teknikat e konservimit industrial regjistrohen në fillim të shekullit të 19-të, ndërkohë që fabrika e parë e konservave u përurua në 1812 në Shtetet e Bashkuara, në New York.

Nga atëherë ritmi i prodhimit dhe konsumimit të këtyre produkteve ka parë vetëm rritje, duke kaluar edhe produktet e freskëta deri në vitet ’40, kur përhapja e frigoriferëve të parë frenoi pak përdorimin e tyre. Produktet e konservuara në kanoçe shihen shpeshherë si produkte me burim kalorish të tepruara.

Është e vërtetë që disa vitamina, si ajo C për shembull, nuk i rezistojnë shumë konservimit, ndërkohë që vitaminat A dhe E janë më të përshtatshme dhe që produktet e konservuara mund të kenë më shumë sodë dhe sheqer, por në qoftë se punohen në mënyre korrekte, ato janë absolutisht në rregull për t’u ngrënë.

Në disa raste, zgjatja e ruajtjes së konservimit mund të ketë edhe afate të habitshme. Raportohet që në vitin 1987, doli në dritë në lumin Misuri një anije e mbytur në vitin 1856. Në anije gjendeshin konserva frutash dhe turshish, pjesa më e madhe e të cilave ishte totalisht e ngrënshme.

Ritmi i shpejtë i jetës shpesh bëhet shkaktar edhe për mënyrat e gabuara që njerëzit bëjnë përsa i përket ushqimit. Në shumë raste ushqimet e konservuara bëhen zgjidhja më komode për shumë familje. Gjithashtu shumë prej këtyre ushqimeve duke qënë se janë të pasura me kripëra mund të kthehen edhe në një shije të preferuar. Sipas një studimi të Universitetit të McGill, ushqimet e konservuara janë të dëmshme. Kur ato ngrohen dhe qëndrojnë të konservuara për një kohë të gjatë humbasin çdo vlerë minerale.