Design Fashion

Gjërat e domosdoshme që nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj të plazhit…

Vera erdhi dhe me siguri keni programuar pushimet tuaja. Normalisht përgatitja e gjërave është një stres më vete. Gjithsesi ju kurrë nuk duhet të harroni gjërat esenciale të cilat nuk duhet të mungojnë kurrësesi në çantën tuaj të plazhit. Besoj e dini për çfarë e kemi fjalën apo jo?!

Hidhini një sy:

Karrige plazhi.

Unë kam një marrëdhënie dashurie/urrejtjeje me karriget e plazhit. Më pëlqen ta kem një në plazh, por e urrej ta mbaj atë në rërë. Për fat të mirë, ky zbulimi rozë kaq unik është nën tre paund dhe ka një rrip të rregullueshëm bartjeje, kështu që nuk duhet të jetë shumë i bezdisshëm.

SUNNYLIFE

$70.00

Peshqir plazhi.

Unë kam kërkuar për një peshqir plazhi që të ketë ekuilibrin perfekt, të jetë i butë dhe i trashë. Peshqiri i plazhit i “Kassatex Amalfi” është prej pambuku dhe përmban një dizajn minimal. Mund të zgjidhni kë ngjyrë të dëshironi në varësi të preferencave tuaja.

Kassatex Amalfi Beach Towel

$70.00

Çadra e plazhit.

Më pëlqen mundësia e kalimit midis diellit dhe hijes, kështu që një çadër e mirë është e domosdoshme. Ky stil i “Business & Pleasure” i cilësisë së mirë është i lehtë dhe shumë modern në të njëjtën kohë. Detajet e thekura e bëjnë atë më elegante e më unike akoma.

Business & Pleasure

USD 179.00

Termus.

Të kesh një shishe të plotë me ujë me vete e bën shumë më të lehtë qëndrimin e hidratuar. Ky termus mban ujin të ftohtë për orë të tëra dhe është mjaft i lehtë, kështu që nuk do ta bëjë çantën tuaj të plazhit shumë të rëndë.

Amazon

$10.99

Çantë plazhi.

Çanta e plazhit nga “Business & Pleasure Co” është zgjedhja ideale për ditët e ngrohta të verës. Çanta e izoluar është e gjerë dhe madje ka doreza dhe rripa, kështu që është e lehtë për t’u mbajtur. Keni disa modele të ndryshme…

70’S PANEL CINQUE

$79

Batanije.

Një nga aktivitetet e mia të preferuara gjatë verës është darka në plazh dhe pushimi në rërë pas perëndimit të diellit. Padyshim që uji bëhet i ftohtë, kështu që një batanije me vete duhet patjetër. Kjo batanije është bërë prej pambuku kështu që do të ndiheni komod dhe jo shumë të ngrohtë në një natë vere.

Crinkle Throw

$95.00

Rikujtojmë, se me ardhjen e verës edhe pushimet nuk kanë kuptim pa disa këngë të bukura në momentin që jeni duke udhëtuar me makinën tuaj nën shoqerinë e të afërmve, shoqërisë apo partnerit të zemrës. Këngët në plazh mund të tingëllojnë si gjithçka që dëshironi.