Celebrities Gossip Showbiz

Helikopteri me karafila i Donaldit, komenti i Eglës nxeh keq Romeon!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Një ditë më parë në helikopter ka kaluar mbi shtëpinë e “Big Brother VIP3” për Romeo Veshajn. Vëllai i tij binjak, Donaldi, ka hedhur nga helikopteri karafila, ky gjest e ka përlotur Romeon. E për këtë surprizë kaq emocionuese për Romeon, Egla Ceno ka patur një koment që e ka nxehur atë. Aktorja e pyeti nëse e kanë lënë më fjalë me Donaldin që të bëjë të njëjtën gjë që Romeo ka bërë për të para dy vitesh.

Egla: E kishit lënë me fjalë me Donin apo të ktheu borxhin?

Romeo: Do ta dish?

Egla: Jam kurioze se nuk më duket normale të përsëritësh të njëjtën gjë që ke bërë ti para dy vjetësh.

Romeo: Po gjykon veprimi i Donaldit?

Romeo është gjykuar shumë nga banorët ditët e fundit, pasi për ta nuk ka kaluar kohë dhe nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur partneres së tij, Heidit me suitën që i ofroi Vëllai i Madh. Këtë ia ka nënkuptuar edhe vetëm pak më parë Graciano ama Romeo ka ditur si t’ja kthejë.