Celebrities Gossip Showbiz

“Kalo kohë me gruan jo me shokun”, Romeo nuk ia përton Gracianos: Fole ti për gruan?!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Romeo është gjykuar shumë nga banorët ditët e fundit, pasi për ta nuk ka kaluar kohë dhe nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur partneres së tij, Heidit me suitën që i ofroi Vëllai i Madh. Këtë ia ka nënkuptuar edhe vetëm pak më parë Graciano ama Romeo ka ditur si t’ja kthejë.

Graciano-Romeos: Kaloje momentin në shtëpi me gruan jo me shokun

Romeo: Fole ti për gruan

Graciano: Mirë e lëmë këtë muhabet

Françeska i ka habitur sërish të gjithë banorët me deklaratën e saj të papritur duke përdorur një fjalor të pisët. Ajo iu drejtua atyre duke iu thënë se ‘jeni si shkërdhaçka’. Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, gjatë një debati me Eglën, Françeska iu drejtua asaj duke i thënë: “Më hëngsh prillin”.