Celebrities Gossip Lifestyle Love & Sex

Historia e trishtë e Pierce Brosnan, një baba beqar i cili arriti të gjente përsëri lumturinë!

Bota e njihte atë si James Bond, por pas suksesit dhe famës fshihet një histori tragjedie. Pierce Brosnan humbi gruan e tij të parë nga kanceri, por i rriti fëmijët e tij i vetëm. Vite më vonë jeta i mori vajzën e vetme për shkak të së njëjtës sëmundje. Por fati e kishte parashikuar një fillim të ri. Ne duam t’ju tregojmë historinë e aktorit irlandez i cili i kaloi të gjitha betejat e tij me gjënë më të rëndësishme: dashurinë për familjen.

Ai lindi më 16 maj 1953 në Irlandë, djali i një vajze 19-vjeçare. Prindërit e tij u ndanë kur ai ishte ende foshnjë dhe ai u rrit me gjyshërit e tij nga nëna, ndërsa nëna e tij punonte në Londër si infermiere. Kur ai ishte 6 vjeç, gjyshërit i vdiqën, kështu që ai jetoi me të afërm të ndryshëm derisa në moshën 10 vjeç, nëna e tij mundi të kujdesej për të.

Nëna e tij e mbështeti shumë ëndrrën e tij për t’u bërë aktor. Si një djalë i ri duke u rritur në Irlandë, ai i pëlqente filmat Western. Ai u bashkua me Teatrin Oval House dhe në vitin 1975 filloi të punojë si asistent drejtues skene. Ai debutoi si aktor në vitin 1980 në filmin “The Long Good Friday”. Po atë vit, ai u martua me ish-gruan e tij, aktoren australiane, Cassandra Harris, e njohur më mirë si Sandra Colleen Waites. Ajo ishte 11 vjet më e madhe se ai, filloi karrierën e saj në 1977 dhe kishte 2 fëmijë në kohën kur u njoh me Brosnan.

Ata u takuan në vitin 1974 falë nipit të saj, i cili ishte shok klase me Pierce. Në një rast, ai e shoqëroi atë në shtëpinë e tezes së tij. Takimi i tyre i parë ishte disa ditë më vonë dhe admirimi i tij u konfirmua:

E pashë duke zbritur nga shkallët dhe mendova: “Sa grua e bukur.” Asnjë çast nuk mendova se ishte dikush që do të shpenzoja 17 vjet vite të jetës sime. Unë thjesht doja të shijoja bukurinë e saj dhe kush ishte ajo.

Tërheqja e ndërsjellë i bëri ata të bëhen çift dhe më vonë të krijonin një familje. Edhe pse ai ishte vetëm 23 vjeç në kohën kur ata u martuan, ai adoptoi fëmijët e Kasandrës, Charlotte dhe Christopher, të cilët shpejt u përshtatën me babanë e tyre të ri dhe ai nuk vonoi t’i donte si të tijat.

Më vonë, çifti pati së bashku fëmijën e tyre të vetëm, Sean Brosnan, i cili gjithashtu ndoqi gjurmët e prindërve të tij në aktrim. Por edhe historitë më të bukura ndonjëherë kanë momente të trishtuara. Për Pierce, kjo ndodhi në vitin 1991, kur Cassandra vdiq nga kanceri ovarian. Vite më vonë, në 2013, edhe vajza e saj, Charlotte, humbi jetën nga e njëjta sëmundje. Për humbjen e tij tragjike Pierce u shpreh se:

Ajo më ka bërë njeriun që jam, aktorin që jam, babain që jam. Ajo do të jetë përgjithmonë e ngulitur në çdo fije të qenies sime. Ajo është me mua çdo ditë. Ishte një bekim të kisha takuar dikë të tillë.

Por largimi i gruas nuk e pengoi dhe vazhdoi me fëmijët e tij, të cilët i rriti dhe kujdesej si prind i vetëm. Dashuria trokiti sërish në derën e tij dhe fotografia e familjes u plotësua kur takoi gazetaren Keely Shaye në një festë në Meksikë më 8 prill 1994. “U ulëm nën yje dhe ai më mbajti dorën. Kishte fishekzjarre mbi kokat tona dhe Kenny Loggins po këndonte. Ne folëm deri në orën 3 të mëngjesit,”-rrëfeu ajo për takimin e tyre të parë dhe ai shtoi” “Kam gjetur një grua të shkëlqyer në Keely Shaye. Kudo në botë që më duhej të udhëtoja, më mungonte dhe i dërgova biletat që të mund të ishim bashkë.

Ata patën dy fëmijë, Dylan, i lindur në 1997 dhe Parisin, i cili lindi në 2001. Ata vendosën të martoheshin më 4 gusht 2001. Që atëherë, dashuria e tyre është forcuar. Aktualisht ata janë të martuar prej 21 vitesh. Në Instagram, ata nuk e humbasin mundësinë për të ndarë momentet që jetojnë së bashku dhe për të përkujtuar përvjetorët e tyre. Historia e Pierce është një pasqyrim i vërtetë i faktit se pas stuhisë, dielli lind gjithmonë dhe dashuria për fëmijët dhe partneren është një ndjenjë që nuk do të ‘thyhet’ kurrë.