Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.
Duket se vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet ‘Malli’ dhe është pëlqyer shumë nga publiku, Dafina nuk ka të ndalur dhe ka gati projektin e ri muzikor, i cili publikohet më shpejt se sa mund ta mendoni. Kënga e re do të lançohet ditën e sotme në orën 18:00 dhe titullohet ‘Dhimbje’ dhe mund të themi që tashmë është bërë një hit pasi këngëtarja më parë ka zbuluar një pjesë nga kënga, e cila është pëlqyer dhe shpërndarë kudo në rrjete sociale.
https://www.instagram.com/p/CgrriGXoZ5Z/?utm_source=ig_web_copy_link
Së fundmi bukuroshen do ta shikojmë edhe në një fushë tjetër përveç muzikës, tashmë Dafina do të jetë edhe aktore dhe këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory.
Kujtojmë gjithashtu se para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. E në Instastory-n e saj para pak ditësh shfaqej duke vënë akull në vendin e lënduar, artistja na ka treguar se duke qenë se nuk ka kryer terapinë e nevojshme pas dëmtimit, tani e vuan shumë.