Së fundmi Princ Harry i ftuar në podcastin “Armchair Expert” ka folur rreth marrëdhënies së tij me paparacët. Harry u shpreh se që pas largimit nga familja mbretërore cifti ka dashur të qëndrojë sa më larg syrit të mediave.
Mirëpo kjo gjë nuk është respektuar dhe Princ Harry ka treguar se ata kanë fotografuar Meghan duke cuar në ditën e parë të shkollës, djalin e tyre Archie. Ai rrëfeu se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak sepse fëmijët nuk kanë zgjedhje.
Ata publikuan fotot e djalit tim në ditën e parë të shkollës. Paparacët janë si turmë e tërbuar. Fëmijët nuk kanë zgjedhje dhe as nuk mund të ngrihen e të flasin.

Ishte intervista e dyshes së njohur, Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Winfrey kundër familjes mbretërore e cila tronditi gjithë botën. Harry ndërkohë e thellon skandalin duke bërë të tjera deklarata të forta për familjen e tij. Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Së fundmi, Princ Harry ka folur edhe rreth njohjes së tij me Meghan Markle. Në një intervistë për “Dax Shepard”, ai ka treguar se në fillimet e lidhjes ata takoheshin fshehurazi për të mos u njohur nga njerëzit.