Celebrities Gossip

Ish-ylli i “One Direction” befason me një deklaratë dashurie!

Këngëtari Liam Payne, ish-pjestari i grupit më të dashur, “One Direction”, nuk shfaqet shumë aktiv nëpër rrjete sociale, ama kur fillon poston i shokon që të gjithë!
Artisti ka qenë i fejuar me modelen, Maya Henry, e cila ishte shumë vite më e re në moshë, por kjo nuk bënte problem për çiftin, por para disa javësh ata vendosën t’i jepnin fund kësaj mjarrëdhënie.
Një gjë për të cilën Liam duket se është penduar shumë dhe fajëson veten. Ai ka shprehur zhgënjimin që ka nga vetja e tij pasi vazhdon të lëndojë njerëzit që i do. Këngëtari tregon se nuk ka qenë ndonjëherë i mirë me lidhjet dhe se duhet të punojë me veten për këtë gjë.
Payne nuk e ka treguar arsyen e ndarjes së tyre, por ka pohuar se nuk ndihej mirë me veprimin që bëri, pra ka qenë ai që kërkoi përfundimin e marrëdhënies së tyre, gjë që sipas tij duhet të ndodhte.

Në disa postime në Instagram ai ka shkruar se nuk duhet lënë të të ikë një person që e do me të vërtetë, edhe nëse udhet të mësosh t’i duash ata nëpërmjet gabimeve tuaja. Sipas tij duhet lënë instikti që të të tregojë se sa nevojë ke për ta e që duhet t’i mbash afër.

Jemi gjithmonë duke humbur kohë, nuk po fitojmë. Të dua, jemi të qetë!