Celebrities Music Showbiz

“Isha vetvetja. Bëra atë që duhej të bëja..”/ Lil Nas X arrin të fitojë çmimin e madh!

Reperi i njohur i albumit të suksesshëm “INDUSTRY BABY”, së fundmi është nderuar me çmimin e “Novatori i Vitit” nga mikja dhe kolegia e tij Chloe Bailey. E gjitha kjo ka ndodhur gjatë eventit të “Variety’s Hitmakers” në Los Angeles. Muzikantja gjatë prezantimit që i bëri e përshkroi 22-vjeçarin si një artist të rallë, i cili e ka ndryshuar botën për mirë, Lil Nas X bëri shaka gjatë fjalimit të tij teksa pranoi çmimin duke thënë se nuk i intereson kë ofendon me muzikën e tij.

Ka qenë si një vit mjaft i vështirë por edhe mjaft argëtues. U kënaqa shumë duke i zemëruar njerëzit. Po bëj shaka.

Por më pas gjithçka u bë më serioze kur Lil Nas X ai solli në rikujtesë presionet me të cilat u përball duke u përpjekur të finalizonte “Old Town Road” në vitin 2019.

Ky vit kishte të bënte më shumë me forcën time mendore dhe vetëm për të vazhduar më tej pasi debutimi im arriti një vend kaq të lartë në renditje kaq shpejt dhe është shumë e frikshme të përpiqesh ta ndjekësh dhe ta vazhdosh atë.

Fituesi i ‘Grammy’, emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill shtoi gjithashtu se:

Por unë ia dola. Isha vetvetja. Bëra atë që duhej të bëja. Kam bërë përpjekje në çdo hap të karrierës sime dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë çmim.

Vlen të përmendet gjithashtu se gjatë një interviste të dhënë së fundmi artisti i njohur Lil Nas X ka folur dhe ka treguar gjithçka për jetën e tij sentimentale. Ndërkohë që ai është bërë imazhi i një nga tre kopertinave të botimit të 26-të vjetorit të “GQ”-së për Burrat e Vitit, muzikanti 22-vjeçar ka folur më konkretisht për jetën e tij në lidhje me dashurinë dhe pse ai aktualisht për momentin po bën pak pushim, për të gjetur dikë të veçantë dhe për të kaluar kohën e tij.