Celebrities Gossip Showbiz

“Unë jam ende shumë i dashuruar, por…”/Lil Nas X vendos të tregojë gjithçka për jetën e tij sentimentale!

Së fundmi artisti i njohur Lil Nas X ka folur dhe ka treguar gjithçka për jetën e tij sentimentale. Ndërkohë që ai është bërë imazhi i një nga tre kopertinave të botimit të 26-të vjetorit të “GQ”-së për Burrat e Vitit, muzikanti 22-vjeçar ka folur më konkretisht për jetën e tij në lidhje me dashurinë dhe pse ai aktualisht për momentin po bën pak pushim, për të gjetur dikë të veçantë dhe për të kaluar kohën e tij.

Uploaded image

Duke vënë në dukje se ai filloi të takonte të dashurin e tij të fundit Yai Ariza vitin e kaluar, me të cilin thotë se ka ende marrëdhënie shumë të mira. Lil Nas X ka shpjeguar për median se ajo ka qenë një nga marrëdhëniet më serioze që ka pasur ndonjëherë.

Kur u pyet se çfarë ndodhi që shkaktoi ndarjen e çiftit, reperi i njohur i “Industry Baby” shpjegoi:

Është një përgjegjësi. Unë kam dashur dikë për kaq shumë kohë dhe të dashurosh dikë për kaq shumë kohë, është një përgjegjësi vërtetë e madhe. Dhe ju duhet t’i jepni këtij personi kohën tuaj. Më pëlqen të humbas për një javë për t’u fokusuar, të mos flas me askënd dhe të fokusohem tek vetja. Unë jam më i dashuruar me atë që po bëj sesa me njerëzit.

I dashuri i tij u shfaq në videoklipin e tij “That’s What I Want” në muajin shtator kur edhe vetë reperi fillimisht ndezi thashethemet për lidhjen me Arizën kur tha se kishte gjetur dikë të veçantë. Disa javë pas publikimit të videos, Lil Nas X pranoi se ai dhe Ariza u ndanë.

Unë e dua atë, ai është i mrekullueshëm. Doja të përqendrohesha në muzikën time tani.

Uploaded imageLil vazhdon akoma të flas mirë për ish-të dashurin e tij, duke e quajtur Arizën personin më të mirë me të cilin ka pasur një lidhje ndonjëherë. Duke vazhduar bisedën e tij të sinqertë me GQ, ylli fitues i çmimeve Grammy foli më në thellësi se si duket takimi për të në vazhdim.

Unë jam ende shumë i dashuruar, por po përpiqem t’ia dal, e dini? Ndjej se dua të shoqërohem me djem herë pas here. Ndonjëherë, kur trishtoheni apo jo, thjesht dëshironi të shkoni me dikë dhe të përqafoni, puthni dhe përqafoni. Dhe mua më pëlqen ta bëj këtë. Por në fund, ndjej se kam arritur në një vend ku ka mjaft dashuri për mua dhe që të mund të fokusohem te vetja. Dhe kur të vijë koha për dashurinë, nuk do të detyroj askënd. Do të jetë dikush dhe unë do të them: “Mirë, dua ta bëj këtë person një prioritet”.